Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor për Energjinë

Kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Haziri po kërkon sërish shtrenjtim të rrymës për qytetarët, për të pasur siç tha ai investime dhe sistem të qëndrueshëm energjetik në vend.
Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, Haziri ka folur edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u tek kompania private KESCO për blerje të rrymës.
Fillimisht deputeti Pal Lekaj ka thënë se nuk ka qenë e arsyeshme të rritet çmimi i energjisë elektrike, derisa sipas tij në KEK janë derdhur miliona euro nga Qeveria dhe kjo korporatë ka plotësuar rreth 95 për qind të nevojave për qytetarët.
“Është bërë shtrenjtimi i rrymës pothuajse pa nevojë, ka pasur subvencione, milionat kanë shkuar dhe KEK ka qenë në gjendje diku 95 për qind me mbulu tërësinë për energjinë”, theksoi Lekaj.
Por këtë rritje e ka arsyetuar Haziri dhe për më tepër tha se është e nevojshme të rriten sërish çmimet e energjisë elektrike.
“Nuk pajtohem që s’ka pasur nevojë me u rritë çmimi i energjisë, përkundrazi edhe tash ka nevojë me u rritë ky çmim, përkundër asaj që dikush mundet mos me u pajtua. Nëse dëshirojmë të bëjmë investime kapitale dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm energjetik në Kosovë, bartës i së cilit është Korporata Energjetike e Kosovës, nuk kemi qare pa pasur mjete shtesë. Këto mjete shtesë nëse nuk i sigurojmë përmes afarizmit të ndërmarrjes, ne duhet me i marrë prej buxhetit të Kosovës”, theksoi Haziri.
Ndaj kërkesës së kryesuesit të Bordit ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila. Shefja e GP të VV-së, i tha Hazirit se nuk është ftuar në komision të flasë për tarifat.
“Njëjtë sikur kryesuesi, kisha thënë edhe unë, se nuk jeni të ftuar këtu për tarifa. Sepse mënyra se si tarifohen ose si ngriten çmimet e energjisë elektrike është debat me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë”, tha ajo.
Pas kësaj pati edhe një përplasje ndërmjet kryetarit të Komisionit, Driton Selmanaj dhe deputetes Kusari-Lila, kur nuk iu dha fjala deputetes në fjalë.
Gjatë këtij raportimi, Haziri ka komentuar edhe kërkesën e qeverisë, për milionat e subvencionit për KEK-un që janë bartur tek kompania private, KESCO për blerje të energjisë.
Ai tha se kjo përgjegjësi bie mbi Ministrinë e Ekonomisë, sepse kjo ministri kështu ka vendosur.
“Edhe transferimi i mjeteve te KEK-u, është një marrëveshje për të cilën ka vendosur Ministria e Ekonomisë, edhe te rasti i kalimit(te KESCO), prapë kontrata është nënshkruar prej të njëjtit person. Ka qenë vendim i ministrisë dhe i qeverisë për me i kalu ato mjete nuk ka qenë vendim i KEK-ut. KEK-u e ka ekzekutuar një kërkesë të qeverisë”, tha ai.
Në këtë Komision, gjatë ditës është intervistuar edhe ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë publike KOSTT, Kadri Kadriu. /KP/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Udhëtim falas çdo 15 minuta me autobus, nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall dhe anasjelltas

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t'i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Në librarinë “Dukagjini” promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” i autores Julie Smith

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë