LAJMI I FUNDIT:

Bordi i AKP-së miraton transakcionet e SHAL 51

Bordi i AKP-së miraton transakcionet e SHAL 51

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

“Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën e aseteve të SHAL 53 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 51 e cila u mbajt me 23 tetor 2019.


Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH Sharrprodhimit ne Administrim Direkt”, thuhet në njoftimin për media.

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt. /Telegrafi/