LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani gënjeu publikun për 1 prill se po “sillte këngë” gjersa Beatrix nuk e tregoi saktë titullin këngës së re

Bora Zemani gënjeu publikun për 1 prill se po “sillte këngë” gjersa Beatrix nuk e tregoi saktë titullin këngës së re

Prezantuesja Bora Zemani i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram të premten.

Ajo publikoi një fotografi në Instagram duke “paralajmëruar” se po sillte një këngë të re me titull “Nuk jam si ti”, duke shënuar kështu rikthimin e saj në muzikë pas një kohe të gjatë.


Megjithatë e gjitha kjo rezultoi të ishte një shaka e 1 prillit dhe këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje në InstaStory.

“Shaka njerëz, 1 prilli, nuk ka asnjë këngë nga unë”, dëgjohet ajo duke thënë ndër të tjerash në një video-selfie të publikuar në InstaStory.

Ndërkohë Beatrix Ramosaj, e cila gjithashtu si për t’iu “kundërvyer” Borës kishte paralajmëruar një këngë me titullin “As unë si ti”, bëri të ditur se në fakt kënga e saj e re titullohet ndryshe.

Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën "Nuk jam si ti", dhe Beatrix vetëm pak minuta më vonë "As unë si ti"
Lexo po ashtu Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën "Nuk jam si ti", dhe Beatrix vetëm pak minuta më vonë "As unë si ti"

“Më ndikon” do të titullohet kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila mbrëmjen e së premtes u publikua vetëm si demo, pasi i duhej edhe pak kohë për ta përfunduar të tërën.

“Unë kam qenë duke punuar në shumë kënge dhe klipe, jam vërtet duke u përpjekur t’i shfaqë ato së shpejti…Thjeshtë më duhet edhe pak më shumë kohë. Në ndërkohë këtu keni një ëmbëlsirë të vogël nga demoja e një prej këngëve, shkruar dhe kompozuar nga Alban Ramosaj, poeti dhe mbreti i emocionit”, shkroi Beatrix në një video të demos në Instagram.

Përndryshe është përfolur se ajo është duke punuar në një këngë, e cila i dedikohet ndarjes nga aktori Donald Veshaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori