LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani dhe Donald Veshaj priten ngrohtë në Prishtinë – të mahnitur nga publiku për të parë “5 Herë Jo” në kinemanë Cineplexx

Bora Zemani dhe Donald Veshaj priten ngrohtë në Prishtinë – të mahnitur nga publiku për të parë “5 Herë Jo” në kinemanë Cineplexx

Kasti i aktorëve të “5 Herë Jo” ka qenë mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) në kinemanë Cineplexx në Prishtinë, për të prezantuar filmin e tyre, që tashmë ka bërë bujë të madhe gjithandej trojeve shqiptare.

Protagonistët kryesorë të këtij projekti, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, u pritën ngrohtë nga fansat e publiku në Kosovë.

Sallat u mbushën me përplot njerëz, të cilët mezi po prisnin për filmin, e po ashtu shfrytëzuan rastin të takonin edhe yjet.


Foto: Telegrafi

Filmi, që paraqet një dashuri të komplikuar mes Jorës e Gjergjit, që në këtë rast janë Donaldi e Bora, intrigon shikuesit mbi një histori që prek zemrat e shkakton të qeshura pafund.

'Cineplexx Prishtina' dhe 'Cineplexx Prizren' sjellin eksluzivisht kastin e aktorëve të filmit “5 Herë Jo”
Lexo po ashtu 'Cineplexx Prishtina' dhe 'Cineplexx Prizren' sjellin eksluzivisht kastin e aktorëve të filmit “5 Herë Jo”

E këtë, e vërteton edhe Donaldi, teksa si aktor kryesor, thekson se filmi të largon nga problemet e situatat e përditshme.

“Është një projekt që të fut në një gjendje tjetër, të largon pak nga problemet e përditshme nga situatat e përditshme dhe të lë një një shije shumë të mirë dhe një ndjesi shumë të mirë, për të jam i sigurt”, tha ai në një konferencë për media.

Bora në anën tjetër theksoi: “Nuk ka qenë shumë e vështirë, në fakt unë kam patur disa eksperienca të vogla me aktrimin, ky nuk ishte problemi im më i madh në këtë projekt. Problemi më i madh është përgjegjësia tjetër që ne të dy kishim, fakti që duhet të drejtonim një projekt kaq të madh vetëm të dy, pra duke qenë producentë të këtij filmi. Pastaj aktrimi, sigurisht që e kishim më në dorë situatën”.

Foto: Telegrafi

Aktorja Egla Ceno ndërkohë shprehet e lumtur për paraqitjen në këtë film, duke e përkufizuar me një rol e skenar të shkruar bukur.

“Ua kam thënë edhe çunave, i thërras çuna nga amerikanishtja, u kam thënë atyre që në momentin që mora rolin jam shumë e dëshiruar ta bëj këtë punë me ju. Roli ishte shkruar bukur, skenari në përgjithësi ishte shkruar bukur. Ndjesitë e mia, tentakulat e mia u ngritën le të themi dhe ndjemë që kjo do të ishte super punë si nga ana emocionale, si nga ana shpirtërore, do më kënaqte”, tha ajo.

Foto: Telegrafi

Veshaj gjithashtu ndihej i lumtur për prezantimin e filmit në Prishtinë, duke shtuar se i vlerëson shumë njerëzit e këtij vendi.

“Mua Prishtina më ka pëlqyer gjithmonë, më pëlqen shumë Prishtina. Ka njerëz shumë të dashur, ka njerëz shumë pozitiv dhe për mua, për të tre ne, është diçka shumë e bukur që ne jemi këtu, takuam nga afër prishtinalinjë dhe vërtet unë e shijova shumë”.

Foto: Telegrafi

Bora thotë se në Kosovë merr shumë dashuri të sinqertë, për çfarë e bën të mos ndjejë lodhje, e të ketë një motiv më të madh për të vazhduar.

“Ajo çfarë e bën diferencën në fakt sa herë që vijmë në Kosovë është që kjo dashuria e publikut vjen kështu si pa filtra fare, të gjithë e shprehin në mënyrën më të sinqertë, kjo është pjesa më e bukur që edhe ne vetë mbushem, kur shohim një dashuri kaq të madhe, aty me të vërtetë merr vlerë çdo gjë dhe ti thua me të vërtetë kemi punuar fort, jemi lodhur shumë shiko çfarë shpërblimi po marrim gjithë këtë dashuri të madhe”.

Për t’ua rikujtuar, në Cineplexx Kosova vlen çdo të mërkurë oferta, paguani një biletë me kartelën ‘VISA’ dhe tjetrën do e merrni falas! Oferta vlen vetëm për blerjen fizike në kinema.

Biletën tuaj mund ta blini në aplikacionin e Cineplexx Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori