LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Mund të luaj në mesfushë

Bonucci: Mund të luaj në mesfushë

Leonardo Bonucci pranon se Juventusi është goditur rëndë nga lëndimi i Claudio Marchisios, ndërsa është vetofruar që të luajë në mesfushë për Italinë.

Në fitoren prej 4-0 ndaj Palermos, Bianconerët e humbën lojtarin themelor të mesfushës, si për klubin ashtu edhe përfaqësuesen e Italisë.


“Nuk mund të festojmë sot, sepse e kemi humbur një figurë fondamentale, si në fushë ashtu edhe në zhveshtore. Ai lëndim na ka tmerruar”, ka thënë Bonucci për Rai Sport.

Mungesa e Marchisios në ‘Euro 2016’ dhe mosrikuperimi i duhur i Marco Verrattit, e ka bërë qendërmbrojtësin që të mendojë për një rol në mesfushë.

“Unë e kam nisur karrierën në mesfushë, prandaj akoma e kam aftësinë e pasimeve, por është një çështje krejt ndryshe e tempit”.

“Jam i intriguar nga ideja për t’u provuar në atë pozitë, por në ndërkohë mund të përmirësohem në mbrojtje. Juve ka shumë lojtarë që mund të luajnë mirë para mbrojtjes”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/