LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Juventusi dëshiron ‘tripletën’

Bonucci: Juventusi dëshiron ‘tripletën’

Leonardo Bonucci ka theksuar se skuadra e tij, Juventusi, dëshiron që të përfundoj sezonin duke fituar tre titujt që është në garë, kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Juventusi eliminoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke u kualifikuar për në gjysmëfinale ku shihet favoriti kryesorë së bashku me Real Madrid.


Megjithatë, përveç shanseve për të fituar Ligën e Kampionëve, “Zonja e Vjetër” është afër të shpallet kampion i Serie A për herë të gjashtë radhazi, teksa gjendet edhe në finale të Kupës së Italisë, ku do të ndeshjet me Lazion.

Bonucci e mori fanellën e Messit, por u desh ta fitojë garën me Chiellinin (Video)
Lexo po ashtu Bonucci e mori fanellën e Messit, por u desh ta fitojë garën me Chiellinin (Video)

Mbrojtësi italian, Bonucci, ka theksuar se skuadra e tij dëshiron të përfundoj sezonin me plot sukses duke fituar tre titujt apo ndryshe ‘tripletën’.

“Ne kemi shans shumë të mirë për të arritur në finalen e Cardiffit dhe ngritjen e këtij trofeu në qiell”, ka thënë fillimisht Bonucci për Sky Sport Italia.

“Tani është e gjitha për mentalitetin, pasi ne duhet të mbajmë këmbët tona në tokë pa e lënë veten të përfshihemi nga entuziazmi i tepruar”, përcjell Telegrafi.

Bonucci: Të gjithë duhet t’ia kenë frikën Juves
Lexo po ashtu Bonucci: Të gjithë duhet t’ia kenë frikën Juves

“Jemi në rrugë në të tre frontet dhe ata janë të arritshëm, kështu që tani e gjithë kjo është në mendje. Ne duhet të mbajmë përqendrimin tonë për një muaj e gjysmë për të shkuar gjatë gjithë rrugës”.

“Gjatë viteve kjo skuadër ka dëshmuar se është kompakte dhe e di se çfarë duhet për të arritur fitoren”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori