LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Gattuso ma kujton Conten – të dy kanë karizëm, vendosmëri dhe agresivitet të njëjtë

Bonucci: Gattuso ma kujton Conten – të dy kanë karizëm, vendosmëri dhe agresivitet të njëjtë

Leonardo Bonucci ka deklaruar se trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ia kujton atij ish-trajnerin e tij te Juventusi, Antonio Conten.

Reklama

Mbrojtësi italian pati probleme në ditët e para te Milanit, porsSituata e tij padyshim u ndihmua nga ardhja e trajnerit Gattuso në vend të Vincenzo Montellas, me Rossonerët që tani janë që 13 ndeshje radhazi të pamposhtur dhe arritën në finalen e Kupës së Italisë.

Sa jemi gabuar me Gattuson...
Lexo po ashtu Sa jemi gabuar me Gattuson...

“Fitoret të ndihmojnë të vazhdosh të fitosh, por trajneri ka të drejtë që thotë që ne duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, ka thënë fillimisht Bonucci për Sky Sport Italia.

“Ne shikojmë përpara, të vetëdijshëm që mund të kemi fjalën tonë kundër çdokujt”.

Gattuso duke festuar me Bonuccin dhe të tjerët (Getty Images)

“Natyrisht, për sa i përket karizmit, vendosmërisë dhe egërsisë që i transmeton ekipit, Gattuso më kujton Conten”.

Conte dhe Bonucci gjatë kohës së tij te Juventusi (Getty Images)

“Unë kam pasur gjithmonë besim në këtë skuadër, në këtë projekt dhe në trajnerin Gattuso”.

Bonucci: Gattuso na ndryshoi, kemi rrugë të madhe para
Lexo po ashtu Bonucci: Gattuso na ndryshoi, kemi rrugë të madhe para

“Ai tregoi pavarësisht se ishte mjaft i ri dhe relativisht i papërvojë sa e di se si të luajë me ekipin”.

“Më së shumti isha i mahnitur nga aftësia e tij për të transmetuar atë urinë e njëjtë si një lojtar”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Serie A
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Sport vendor
Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Ligue 1
Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

La Liga
Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori