LAJMI I FUNDIT:

Bombardohet Aleppo përderisa zhvillohen luftime të ashpra në qytet

Bombardohet Aleppo përderisa zhvillohen luftime të ashpra në qytet

Avionët luftarakë janë duke bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Aleppos përderisa predhat e ushtrisë siriane kanë rrethuar zonën e vjetër të qytetit dhe janë duke kryer një ofenzivë të madhe.

Rebelët dhe grupi monitorues kanë thënë sot se sulmet ajrore janë foksuar në linjat kryesore të furnizimit të zonave të kontrolluara nga rebelët.


Observatori sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka raportuar për bombardime të rënda nga forcat qeveritare dhe për luftime të ashpëra në lagjen Suleiman al-Halabi që gjendet në zonën e vjetër të qytetit.

Punëtorët e shpëtimit kanë thënë më 30 shtator se sulmet ajrore në zonat e kontrolluara nga rebelët, kanë lënë të vdekur të paktën 30 njerëz dhe se në këto sulme janë përdorur bomba me fosfor, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarre.

Ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse kanë nisur ofenzivën në Alepo rreth 10 ditë më parë, me qëllim që rimarrin kontrollin e qarqeve në lindje të Aleppos, të cilat kontrollohen nga rebelët. Në këto zona jetojnë më shumë se 250 mijë njerëz.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori