LAJMI I FUNDIT:

Bolton: Moska të shqyrtojë vendimin për dërgimin e S-300 për Sirinë

Bolton: Moska të shqyrtojë vendimin për dërgimin e S-300 për Sirinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së John Bolton tha sot se planet e Rusisë për të furnizuar Sirinë me sistemin raketor ajror S-300 është një “eskalim domethënës” i Moskës.

Ai tha se shpresonte që Rusia të rishqyrtojë këtë vendim, raporton Reuters.


Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoygu tha sot se forcat e armatosura siriane do të marrin një sistem modern të mbrojtjes raketore S-300 brenda dy javësh.

“Ai është në gjendje të kapë mjete për një goditje ajrore në një rreth më shumë se 250 kilometra dhe në të njëjtën kohë të godasë disa objektiva ajrore”, tha ai.

Sipas tij, Rusia është e detyruar të marrë masat e duhura për të përmirësuar sigurinë e ushtrisë ruse në Siri, duke iu referuar rrëzimit të  një aeroplani rus në Siri, për të cilin Moska e konsideron përgjegjës  forcat ajrore izraelite. /kp/Telegrafi/