Boks: Kosovaret premtojnë medalje në Evropian

Ky kampionat i cili pritet të mbledh boksiere të njohura nga e gjithë Evropa, do të mbahet në Assisi të Italisë dhe nis më 19 korrik, e që do të zgjas deri më 27 korrik.
Kosovën në këtë eveniment të boksit do ta përfaqësojnë: Donjeta Sadiku e Albulena Gubetini, derisa pjesë e ekspeditës do të jenë edhe trajneri Mehmet Haxhani dhe arbitri ndërkombëtar, Latif Demolli.
Trajneri i përfaqësues sonë, Mehmet Haxhani, ka deklaruar se boksieret e tij janë të përgatitura mjaft mirë për sfidat e këtij kampionati.
“Ecuria e përgatitjeve ka shkuar shumë mirë, ku vajzat tona kanë zhvilluar 15-të përgatitjeve në Rugovë dhe në Pejë”, ka thënë Haxhani.
“Mendoj se ne jemi të gatshëm për sfidat e këtij kampionati. Sigurisht se do të jetë një konkurrencën e fortë evropiane, por besoj se boksieret tona do të tregojnë formë të lartë”, tha ai.
Ndryshe, zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), njëhërit arbitër ndërkombëtar, tha se Kampionati Evropian që mbahet në Itali është një nga ngjarjet më të mëdha.
Demolli thotë se në rast se boksieret tona do të fitojnë medalje, atëherë do të ishte medalje historike për vendin tonë, sepse sipas tij, është hera e parë e Kosova është pjesë e kësaj ngjarje të madhe evropiane.
Ndërkohë, Donjeta Sadiku, është shprehur optimist se nga kjo garë evropiane do ta fitojë ndonjë medalje.
“Është hera e parë që marrë pjesë në një eveniment të tillë dhe premtoi se do të jap maksimumin që të fitoj ndonjë medalje”, tha ajo.
Ndërkaq, paraqitje të mirë në këtë Kampionat ka premtuar se Albulena Gubetini, e cila ka një përvojë më të madhe në arenën ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/






















































