LAJMI I FUNDIT:

Bojmaçaliev: Kanë arritur formularët e rinj, janë ndërruar mbi 1.3 milion pasaporta

Bojmaçaliev: Kanë arritur formularët e rinj, janë ndërruar mbi 1.3 milion pasaporta

Kanë mbërritur 20 mijë formularë, deri në fund të këtij muaji do të arrijë një dërgesë shtesë, tha sot zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmaçaliev, i cili së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, realizoi takim me kryesinë e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ndryshimin e dokumenteve, Bojmaçaliev tha se deri më tani janë lëshuar më shumë se një milion e treqind mijë pasaporta.


“Askush nuk saboton askënd në këtë Ministri. Vetëm do të them se ditën kur është bërë dorëzimi mes ministrit Spasovski dhe ministrit Toshkovski kanë ardhur 50 mijë formularë, ditën tjetër kanë ardhur 20 mijë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sabotim. Ne presim një dërgesë më të madhe deri në fund të muajit. Gjithashtu, në qershor do të arrijë një dërgesë e madhe që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve, atyre që kanë bërë fotografi për të marrë dokumentet”, tha Bojmaçaliev.

Lidhur me informacionet se disa shtete lejojnë hyrjen në vendet e tyre me dokumente të vjetra udhëtimi, zëvendësministri shtesë tha se vendet duhet të vendosin dhe u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t’i nxjerrin dokumentet.

“BE-ja duhet të mbajë qëndrim nëse do të pranojë qytetarë me pasaporta të vjetra që nuk janë më të vlefshme sipas ligjit tonë. Ka disa vende që ende pranojnë qytetarë, disa jo. Nuk dua të them emra, për të mos krijuar konfuzion tek qytetarët. Më së miri është që qytetarët të shfrytëzojnë kapacitetet e MPB-së, të vijnë të marrin dokument të ri udhëtimi. Deri më tani, mbi 1.300.000 qytetarë kanë ndryshuar dokumentet e tyre të udhëtimit, që është një numër i konsiderueshëm, nëse marrim parasysh udhëzimet politike që kemi pasur në tre vitet e fundit”, tha Bojmaçaliev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori