LAJMI I FUNDIT:

Bogdani: Panucci ka karakter, besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren

Bogdani: Panucci ka karakter, besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, shprehet i lumtur për emërimin e Christian Panucci në stolin kuqezi duke besuar se ai do të bëjë më të mirën për Kombëtaren shqiptare.

Në një intervistë për “Supersport”, Bogdani tregon për duelet që ka pasur me italianin në fushën e lojës si dhe për programin e skuadrës që ai drejton duke paralajmëruar tre takime miqësore përpara kualifikueseve që do të zhvillohen në muajin tetor.

“Emërimi i Panuccit? Më bëhet shumë qejfi sepse është moshë e re dhe ka shumë eksperiencë si futbollist pasi ka luajtur në të gjitha ekipet më të mira të Evropës. Është një djalë me karakter dhe unë besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren.”


“Duelet me Panuccin në fushën e lojës? Si lojtar nuk mund të flas unë sepse e tregon karriera që ka bërë. Ka luajtur me ekipet më të mira të Evropës. Kam luajtur shumë kundër tij dhe ka fituar shumë ndeshje ndaj meje, por disa ndeshje i kam fituar edhe unë. Megjithatë kemi pasur raporte të mira në fushë. Nuk është se flitet shumë në fushë, por mund të them që ndërhyrjet kanë qene korrekte. Për duelet duhet të pyesësh më shumë atë se sa mua. Kam fituar kundër Romës, kam luajtur edhe kur ka qenë me Genoan dhe kam marrëdhënie mjaft të mira.”

“Programi i Kombëtares U-19 Në 23 gusht  kemi një ndeshje miqësore me Kazakistanin U-18, pastaj në 29 gusht dhe 1 shtator do të ndeshemi me Gjeorgjinë që është një ekip shumë i mirë sepse ishin në 1/8-at e Evropianit që u zhvillua për U-19, më pas në tetor do të luajmë eliminatoret këtu në Shqipëri, ku shpresoj të japim maksimumin dhe të ecim përpara. Në këto tre miqësore dua të konsolidoj grupin. I kam parë lojtarët dhe do të marr më të mirët dhe pastaj në tetor do të luajmë edhe ndeshjet kualifikuese”, ka thënë Bogdani.

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori