Rita Ora është shumë e kënaqur me suksesin që po arrin kënga e saj më e re, “Body On Me”.

Bashkëpunimi i saj me Chris Brown ka kaluar shifrën prej 10 milionë shikimesh në YouTube, vetëm një javë pas publikimit.


Kjo gjë e ka gëzuar këngëtaren shqiptare, e cila iu është falënderuar fansave që po e dëgjojnë hitin e saj të ri.

“Tashmë 10 milionë shikime, ‘Body On Me’. Faleminderit!”, ka shkuar Rita në postimin e saj duke ia bashkëngjitur disa fotografi me skena nga klipi. /Telegrafi/