LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski – Momiroviç: Bashkëpunimi i ndërsjellë është në nivelin më të lartë deri më tani

Boçvarski – Momiroviç: Bashkëpunimi i ndërsjellë është në nivelin më të lartë deri më tani

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot në kuadër të Ballkanit të Hapur në Beograd, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e Transportit dhe Ndërtimtarisë të Republikës së Serbisë, Tomislav Momiroviç.

Komunikimi dhe bashkëpunimi është në nivelin më të lartë deri tani, ne po thellojmë marrëdhëniet me synimin për lidhje më efektive rajonale dhe përshpejtimin e progresit të të dy vendeve, kanë theksuar në takimin e sotëm dy ministrat.


“Në fokus të bisedimeve ishin projektet e përbashkëta të infrastrukturës, sidomos në pjesën e lehtësimit të procedurave në lidhjen hekurudhore dhe trafikun rrugor të mallrave që do të mundësojë më tej rritjen dhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në takim, ministrat Boçvarski dhe Momiroviç diskutuan edhe për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave të pagesës elektronike së taksës rrugore, me qëllim të përbashkët përfundimtar, duke përdorur një sistem të pagesës midis Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

Kjo iniciativë e dalë nga Forumi Ballkani i Hapur pritet të sjellë përfitime pozitive në drejtim të një fluksi më të shpejtë të udhëtarëve dhe reduktimit të kohës së udhëtimit, e njëheri edhe një Ballkan më të integruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori