Boateng afër transferimit në Turqi

Ylli ganez pas problemeve me klubin është suspenduar dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës për ndonjë skuadër tjetër evropiane.
Por oferta më joshëse për ganezin po vije nga Turqia, ku kampionët e ri të Galatasaray janë duke e kërkuar me ngulm atë.
Boateng po shihet si zëvendësim i mundshëm i holandezit Wesley Sneijder i cili pritet të largohet nga Stambolli.
Gjiganti turk i ka ofruar lojtarit kontratë katër vjeçare me dy milionë euro fitime në stinor, ofertë që e ka joshur ish-anëtarin e Milanit.
Gjithsesi ai është në pritje të ofertave tjera të rëndësishme nga kampionatet elitare, pasi përpos Galatasarayt ka oferta të shumta edhe nga kampionati amerikan. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































