LAJMI I FUNDIT:

BMW X7 prezantohet shumë më parë se që është planifikuar (Foto)

BMW X7 prezantohet shumë më parë se që është planifikuar (Foto)

Duket se prodhuesit gjerman, nuk po i pritet të hyjë në segmentin e veturave SUV të mëdha

Adhuruesit e makinave SUV me shtatë ulëse, kanë pritur me padurim që të arrijë X i ri nga BMW, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, dihej se X7 do të prezantohej gjatë nëntorit të Los Angeles, por lajmi i ri është shumë më i mirë. The Driver ka bërë të ditur, se ky model do të prezantohet gjatë tetorit në Paris Motor Show.

Dimensionet gjigante dhe forma e gjatë e pjesës së përparme, kanë ngjallur debate të mëdha si nga kritika ashtu edhe prej publikut. Në anën tjetër, zyrtarë nga BMW nuk kanë mohuar e as pohuar nëse X7 do të ketë version hibrid apo tërësisht elektrik.

Kjo si pjesë e pretendimeve të BMW-së, që të përmbushë qëllimet e elektrifikimit deri më 2025.

Për dallim prej varianteve që janë në miqësi me natyrën, thuhet se në X7 është integruar edhe M Performance, gjë të cilën e kanë kundërshtuar shumë zyrtarë të kompanisë.

Të gjitha lajmet për BMW X7 deri më tani kanë qenë të dorës së dytë dhe të pakonfirmuara, ndërsa në bazë të imazheve zyrtare, mund të thuhet se është mjaft sportiv. /Telegrafi/