LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet magjistraja Kërçovë – Ohër

Bllokohet magjistraja Kërçovë – Ohër

Të gjithë ata të cilët do të udhëtojnë nesër (e ejte) në drejtim të Ohrit, apo anasjelltas, duhet të rishikojnë orarin e udhëtimit për shkak të paralajmërimit për bllokimin e magjistrales Kërçovë – Ohër, transmeton Telegrafi.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se rruga do të bllokohet ndërmjet orës 13 dhe 15, me një kohëzgjatje prej 15 deri 20 minuta, ndërkaq shkaqet për këtë bllokim janë punimet që bëhen në pjesën e rrugës që kalon afër fshatit Vërbjan, ku do të ketë minim./Telegrafi/