LAJMI I FUNDIT:

Bleona Qereti: Nuk ka logjikë të mos fitojë Trumpi, marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes

Bleona Qereti: Nuk ka logjikë të mos fitojë Trumpi, marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes
Bleona Qereti dhe Donald Trump (Foto: Arkiv)

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale të cilat u mbajtën të martën e 3 nëntorit.

Një garë e ngushtë e zhvilluar mes kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan, Donald Trump, deri më tash nuk ka një rezultat final.

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, ka deklaruar hapur se është në anën e republikanëve, duke mbështetur Donald Trumpi për rizgjedhjen president të vendit.

Bleona Qereti dhe Donald Trump (Foto: Arkiv)

Teksa numërimi po vazhdon, në një lidhje direkte për ABC, Bleona ka komentuar mbi rezultat e deritanishme të zgjedhjeve.

“E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë të mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, ka thënë Qereti.

Ajo gjithashtu zbuloi se çfarë u tha bashkëkombësve të saj në Michigan javën e kaluar, kur interpretoi live në një koncert për shqiptarët që po mbështetnin Trumpin në Amerikë.

“Shqiptarëve u kam kujtuar që të mos harrojnë nga vinë… Nga një vend socialist. Trump është një nga njerëzit më të mirë që njoh”, ka thënë tutje Bleona.

Këngëtarja shqiptare përndryshe vite më parë ka pasur rastin që të takohet personalisht me Donald Trumpin dhe e kishte uruar atë personalisht në vitin 2016 pas zgjedhjes president. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori