LAJMI I FUNDIT:

Bleona Qereti iu bashkohet në Amerikë shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Bleona Qereti iu bashkohet në Amerikë shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, prej më shumë se një dekade tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Amerikë më 3 nëntor.


Komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në ShBA kanë organizuar më 31 tetor një mbrëmje feste nën drejtimin e Bleona Qeretit, e cila do të interpretojë live për komunitetin e shqiptarëve që po përkrahin Donald Trumpin.

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një video paralajmëruese të mbrëmjes në fjalë, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë në ShBA që të bëhen pjesë e saj.

“Michigan a jeni gati? Ruani këtë datë! Takohemi ditën e shtunë, në datë 31 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI”, ka shkruar Qereti në Instagram.

Bleona Qereti ndoqi nga afër debatin e fundit mes Trumpit dhe Bidenit - jep mbështetjen e saj për kandidatin republikan në këto zgjedhje
Lexo po ashtu Bleona Qereti ndoqi nga afër debatin e fundit mes Trumpit dhe Bidenit - jep mbështetjen e saj për kandidatin republikan në këto zgjedhje

Bleona përndryshe javën e kaluar publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte marrë pjesë në një nga debatet presidenciale të Biden dhe Trumpit, gjersa kishte shprehur mbështetjen për këtë të fundit.

View this post on Instagram

#debate night ❤️

A post shared by Bleona (@bleona) on Oct 22, 2020 at 11:16pm PDT

Me presidentin aktual, Qereti ka pasur rastin të takohet disa herë, teksa në vitin 2016 kur ai ishte shpallur president, i kishte dërguar mesazh privat, duke e uruar për zgjedhjen president të vendit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori