"Motoja jonë është të bashkojmë kufij e jo të krijojmë kufij", thotë ajo.

E me këtë moto, FBAK-ja tri vite më herët arriti t'i bindte krerët e Federatës Bjeshkatare Alpiniste Ndërkombëtare ta pranojnë Kosovën në shtëpinë ndërkombëtare, ndonëse lobi serb ishte i fortë.


"Ne kur kemi synimin që të kalojmë nga malet tona të Kosovës nëpër Shqipëri e Malit të Zi, informojmë shtetet përkatëse".

Por, sfida që kishin kaluar tri vite më parë nuk është e vetmja për bjeshkatarët e Kosovës, transmeton Koha.net. Gjatë rrugëtimit të tyre për të pushtuar një majë të caktuar hasin në vështirësi të mëdha. Por, të gjitha me vullnet të madh i kanë tejkaluar deri më tash.

"Majën më të lartë që e kemi arritur është rreh 6.000 metra. Maja më karakteristike është ajo e Shqipërisë në Jezera. Është një majë mjaftë sfiduese dhe nuk është aspak e lehtë të arrihet të pushtohet. Megjithatë ne e kemi arritur", thotë bjeshkatarja Bicaj.

telegrafi sport app