Bizneset tashmë kanë filluar vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve nëpër markete e tyre, por shenjëzimi i tyre ende nuk ka përfunduar. Ndërsa për ata që nuk e respektojnë këtë udhëzim administrativ Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka paralajmëruar ndëshkime.
Vendimi për vendosjen e flamujve te produktet u morë më 29 dhjetor të vitit të kaluar, teksa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kishte nënshkruar udhëzimin administrativ që urdhëron marketet të vendosin flamuj sipas origjinës së produktit, vendimi ky i cili filloi të aplikohet që nga 1 janari.
Krahas kësaj vendosjen e flamujve te produktet e kanë mirëpritur qytetarët e Kosovës, ndonëse disa prej tyre deklarojnë se ata flamuj nuk i kanë parë nëpër shoqëritë tregtare.
Emre Sherif për KosovaPress ka thënë se i ka parë flamujt e vendosur nëpër markete dhe se kjo ofron lehtësi për t’i gjetur më lehtë produktet vendore.
“Po i kam hetuar flamujt, e kam parë të Kosovës dhe po më pëlqen, më mirë është me investuar në Kosovë…Më mirë tash, kujt i pëlqen me përdorë produkte të Kosovës e ka më lehtë“, ka thënë ky qytetar.
E Fahri Duraku u shpreh se nuk ka parë nëpër markete flamuj e origjinës, por që ky veprim u ndihmon konsumatorëve të përzgjedhin më lehtë se çka do të konsumojnë.
“Jo për besë nuk i kam parë…Më mirë është se e dinë se çfarë prodhime po merr, më mirë është …e dinë prej cilit shtet po vjen”, u shpreh Duraku.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se inspektorati i MTI-së ka filluar inspektimet nëpër shoqëritë tregtare.
Ai ka kërkuar që bizneset sa më parë të fillojnë t’i vendosin flamujt tek produktet.
“Ligji është në fuqi nga 29 dhjetori i vitit 2018 të gjitha shoqëritë tregtare në Republikën e Kosovës janë të obliguara ta respektojnë këtë ligj, atë nen të caktuar që tek secili çmim i produktit i cili shitet në tregun e Kosovës në anën e majtë të çmimit duhet të jetë i vendosur flamuri i origjinës së atij produkti. Ligji tashmë është në fuqi ne si ministrin e Tregtisë jemi duke i inspektuar të gjitha shoqëritë tregtare, jemi duke i vetëdijesuar që sa më shpejt të fillojnë edhe ato të cilat nuk i kanë ato t’i vendosin, dhe shumë shpejt ministria e Tregtisë dhe Industrisë, inspektorati i saj dhe inspektoratet tjera komunale do të vazhdojnë edhe me shqiptimin e masave ndëshkimore që përcaktohen me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Përndryshe masat ndëshkimore të parapara me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit do të merren ndaj secilës shoqëri tregtare e cila nuk e respekton ligjin”, ka shtuar Shala .
I pari i tregtisë dhe industrisë së Kosovës është zotuar se varësisht prej masës të cilën inspektorati e sheh që është bërë shkelje do të ndëshkohen edhe shoqëritë tregtare.
Nora Jusufi nga Instituti GAP vendosjen e flamujve tek produktet nëpër markete e ka vlerësuar si një iniciativë të mirë, e cila mbron konsumatorin dhe ia lehtëson atij përzgjedhjen e produkteve që dëshiron t’i konsumojë.
Sipas saj, përmes këtij veprimi ndërprehet edhe mashtrimi indirekt ndaj konsumatorit.
“Çdo informatë shtesë që i jepet çoftë prej prodhuesit çoftë prej shitësit të produktit i ndihmon shumë në vendimmarrje e vetë. Edhe ky udhëzim është bërë në kuadër të nentit për etiketim, në bazë të atij neni i cili e parasheh edhe vendosjen e flamujve, mirëpo në përgjithësi përveç vendosjes së flamujve ..është edhe etiketimi pjesa tjetër e produkteve ka produkte vendore dhe të huaja që ofrojnë informata për mënyrën se si është prodhuar ai produkt, mandej edhe për vlera ushqyes, por shumica nuk i japin këto informata. Ka prodhues që po vendosin emra të huaj të produkteve të tyre po i reklamojnë në atë mënyrë dhe ndoshta edhe çmimet po i vendosin sikur të jenë konkurrente me cilësinë e disave që kanë zhvillim më tepër në njëfarë mënyrë është një lloj mashtrimi indirekt i konsumatorit, kështu që në këtë mënyrë me vendosjen e flamujve përmirësohet një pjesë e vendimmarrjes së blerjes”, ka shtuar ai.
Jusufi konsideron se gjobat ndaj shkelësve duhet të jenë në proporcion me moszbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve.
Kujtojmë se vendimi për vendosjen e flamujve erdhi pak pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 % ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si reagim ndaj një fushate të ashpër diplomatike të Serbisë kundër aplikacionit të Kosovës në Interpol dhe qëndrimit mbështetës të Bosnjës ndaj politikës së Beogradit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre