Ministria e Financave në vazhdën e diskutimeve me komunitetin e biznesit për pakon fiskale 2.0 ka organizuar sot takim diskutimi me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare në Kosovë (OEGJK), ku diskutuan për masat e reja të Pakos Fiskale 2.0.
Në këtë takim morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Bordit të OEGjK-së, Fadil Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, zëvendësdrejtoresha e Doganës, Valdete Krasniqi, si dhe përfaqësues të kompanive që janë anëtarë brenda OEGhK-së.Ministri Avdullah Hoti, duke i njoftuar të pranishmit me masat të cilat janë aprovuar në Qeveri në dhjetorin e vitit që shkoi, i ftoi ata që t’i japin sugjerimet e tyre shtesë për të plotësuar këto masa.
Sipas ministrit Avdullah Hoti këto masa janë në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, si dhe në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Masat bazë që parashihet të përmbajë sipas tij, kjo pako e re fiskale janë: Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë për lirim nga tatimi doganor, Heqja e normës së akcizës në mazut, Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSh-së, Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore, Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës, Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj, si dhe Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.
Ai gjithashtu shtoi se përveç këtyre masave të cilat janë aprovuar në Qeveri, listës do t’i shtohen edhe masat e reja të sugjeruara nga komuniteti i biznesit.
“Ministria e Financave do t’i shqyrtojë edhe të gjitha sugjerimet nga komuniteti i biznesit, dhe palët të tjera të interesit, me të cilët ka zhvilluar takime gjatë kësaj periudhe. Pas shqyrtimit të këtyre sugjerimeve, Ministria e Financave do të finalizojë listën e masave të politikave të reja fiskale të cilat pritet që të dërgohen për aprovim në Qeveri gjatë muajit shkurt të këtij viti”, shtoi Ministri Hoti.
Ndërsa, kryetari i Bordit të OEGjK-së Fadil Hoxha e vlerësoi lart iniciativën e ministrit Avdullah Hoti dhe institucionin që ai e udhëheq për përmirësimin e politikave fiskale në vend, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të të bërit biznes.
Me këtë rast përfaqësuesit e OEGjK-së gjithashtu prezantuan rekomandimet e tyre me qëllim të përfshirjes në pakon fiskale 2.0, të cilat priten të shqyrtohen nga zyrtarët e Ministrisë së Financave./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur