LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e Rahovecit të interesuara për aplikim në grantet e MZHR-së

Bizneset e Rahovecit të interesuara për aplikim në grantet e MZHR-së

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, organizuar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, në mbështetje të plot nga Komuna e Rahovecit, sot është organizuar takim me biznese për informimin e tyre për mënyrën aplikimit në skemën e grandeve ‘Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar’.

Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit ka thënë prezenca juaj dëshmon interesimin për të përfituar nga skema e granteve për zhvillimin e bizneseve tuaja përmes Agjencionit për Zhvillim Rajonal nga grantet e Ministrisë për Zhvillim Rajonal. Komuna e Rahovecit ka aplikuar për grante të investimeve kapitale në fushën e ekonomisë dhe të turizmit, dhe besoj fuqishëm që do të jemi përfitues. Latifi tha në vazhdim se Ministria për Zhvillim Rajonal ka një buxhet prej 3.5 milion euro, nga 2 milionë euro janë investime kapitale, ndërkaq 1.4 milionë euro për përkrahjen e bizneseve.


Kryetari Latifi i ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, pas këtij takimi do të nënshkruaj vendimin për themelimin e tryezës për këshillime me bizneset e Komunës së Rahovecit.

Ndërsa, Musa Cena, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, është shprehur se ardhja masovike e juaj paraqet interesimin për grante të Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Qeveria e Republikës së Kosovës në fokus e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe synimet janë për të arrihet niveli evropian i zhvillimit ekonomik rajonal.

Në lidhje me procedurat të cilat duhet të ndiqen nga bizneset, për të aplikuar në këto grande ka folur Shkumbin Arifi, nga AZHR-Jug, i cili ka thënë se synimi i thirrjes për propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balansuar përmes zhvillimit të ndërmarrësisë në pesë rajonet ekonomike të Kosovës, synimet specifike të kësaj thirrje janë zvogëlimi i papunësisë përmes krijimi të vendeve të reja të punës me theks të veçantë të rinjtë, përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje dhe përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve. /Telegrafi/