LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e emigrantëve krijojnë vende të reja pune në Gjermani

Bizneset e emigrantëve krijojnë vende të reja pune në Gjermani

Sipas një studimi sipërmarrësit me prejardhje të huaj në Gjermani sigurojnë një numër në rritje të vendeve të punës.

Numri i vendeve të punës që janë hapur nga sipërmarrës privat me prejardhje të huaj në periudhën mes viteve 2005 – 2014 është rritur në më shumë se një të tretën, nga 950.000 në 1.3 milion vende pune, siç dëshmohet nga një studim i ri i Fondacionit Bertelsmann.

Numri i sipërmarrësve me prejardhje migracioni është rritur në të njëjtën periudhë me një të katërtën në 709.000 njerëz.

Kjo vlen të theksohet, sepse në krahasim me vitin 2015 përqindja e njerëzve me sfond migrimi në popullsi është rritur më pak se nëntë për qind. Se sa të mëdha janë efektet në tregun e punës kjo varet shumë nga çdo shtet federal: në veçanti u rrit dukshëm numri i vendeve të punës nga bizneset e emigrantëve në Bavari, Baden-Vyrtenberg, Hesen dhe Berlin.

Megjithatë, në shtetet perëndimore gjermane ka pasur zbritje, si në Saksoninë e Poshtme, në Hamburg dhe në Renani – Pfalc.

Ndryshime ka edhe lidhur me degën e ekonomisë, se ku shënon rritje numri i sipërmarrësve me prejardhje migracioni: “Kush flet për ekonominë e emigrantëve në Gjermani, shpesh i shkon mendja ende tek kioskat në lagje apo restoranti kinez, ku bashkëpunon e gjithë familja. Të dhënat tregojnë se ne duhet t’u themi lamtumirë këtyre klisheve“, vëren drejtuesi i studimit Armando Garcia Schmidt nga Fondacioni Bertelsmann.

Pra sipas studimit përqindja tradicionalisht e lartë e sipërmarrësve me prejardhje të huaj në tregti, apo gastronomi në krahasim me vitin 2005 ka rënë me 10 për qind nga 28 për qind që ishte në vitin 2014. Ky zhvillim ka shkuar në favor të sektorëve të tjerë të shërbimeve, ndërtimit apo qendrat e përpunimit.
Aktivizimi si sipërmarrës privat i emigrantëve ka qenë edhe motori i të ardhurave të tyre: Ata si sipërmarrës përfitojnë mesatarisht gati 2200 euro neto në muaj, 40 për qind më shumë se sa të punësuarit me sfond migrimi. /Telegrafi/