LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Para se të jetë pjesë e Qeverisë, Lista Serbe të dëshmojë se e njeh Kosovën shtet

Bislimi: Para se të jetë pjesë e Qeverisë, Lista Serbe të dëshmojë se e njeh Kosovën shtet

Lista Serbe ende pa u certifikuar zgjedhjet ka bërë të ditur se për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme fillimisht do të konsultohen me Beogradin. Por nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi thotë se qeveria e ardhshme mund të formohet edhe pa Listën Serbe.

Bislimi thotë se “Srpska”, para se të mendojë të bëhet pjesë qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të respektojë Kushtetutën dhe të dokumentojë që e njeh Kosovën dhe punon për të mirë e saj.


“Po mund të ketë qeveri edhe pa Listën Serbe. Kushtetuta thotë qartë neni 92.1 se qeveria e Kosovës duhet të qeverisë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Do të thotë që ne e njohim shtetin e Kosovës dhe punojmë për të mirën e këtij shteti. Lista Serbe duhet të na dokumentojë që e njeh shtetin e Kosovës dhe që do të veprojë për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që me buxhetin tonë të vijnë njerëz apo grupe të cilët punojnë për të shkatërruar shtetin e vet. Por në këtë konsulacion mendoj që secila palë e ka për obligim me qenë pak më fleksibil dhe kreativ. Me gjet një zgjidhje e cila në afatgjatë duket që ka qenë zgjidhja më e mirë”, tha Bislimi, EkonomiaOnine

Nënkryetari i VV-së, thotë se qeveria e ardhshme nuk e ka për obligim të implementojë politikat e Qeverisë Haradinaj dhe në këtë aspekt Bislimi thotë se do të fokusohen në politikat dhe filozofinë e VV-së dhe jo të tjerëve.

“Haradinaj mund të thotë, po qeveria ime ka rënë, populli ka votuar për ndryshime, por ju vazhdoni me politikat e njëjta të miat. Ne mendojmë që politikat tona janë më kreative dhe më me peshë në rrafshin politik ndërkombëtar. Ajo që ne kemi potencuar disa herë është se ne mendojmë që taksa nuk është politikë e mjaftueshme në raport me Serbinë, mirëpo reciprociteti i plotë ekonomik e zgjidh këtë problem. Do të thotë ne do të trajtojmë çdo vendim ekonomik të Serbisë që ka dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe për të cilin as BE-ja, as vendet tjera nuk kanë pasur vërejtje për Serbinë dhe do ta implementojmë njëjtë”, thotë ai.

Ai thotë se për vendosjen e taksës Haradinaj nuk e ka pyetur asnjë parti opozitare, por megjithatë thotë se fillimisht do të vendosin reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, mandej do të shqyrtojnë çështjen e taksës.

Bislimi thotë se qeveria e kaluar kishte mangësi edhe sa i përket politikës së jashtme, pasi që pretendon se personat që përfaqësuan politikën e jashtme nuk ishin kredibil dhe si të tillë dëmtuan marrëdhëniet ndërkombëtare.

Megjithatë thotë se në grupet punuese të dy partive VV-LDK nuk është diskutuar se kujt do t’i takojë ky dikaster. Për këtë ministri thotë se do të vendosin dy liderët politikë.

Pavarësisht se presidenti malazez po deklaron se çështja e demarkacionit me Kosovës është temë e mbyllur, Bislimi thotë se ekziston një marrëveshje ndërmjet dy presidentëve që duhet respektuar.

Thotë se këtë çështje do ta marrin me prioritet, duke krijuar menjëherë grupet punuese.

“Presidenti i Malit të Zi nuk mund njërën anë të nënshkruajë një dokument ku dakordohet se do të pajtohet për krijimin e komisioneve të përbashkëta që rishikojnë dhe pastaj të thotë se s’ka çka rishikohet. Ai duhet ta sqarojë këtë deklaratë. Ne ende e kemi në dispozicion nënshkrimin e presidentit tonë dhe do të insistojmë të dy palët që sa më shpejt të krijojnë grupet punuese dhe atë që Haradinaj e ka premtuar dhe nuk e ka bërë pas momentit të nënshkrimit të demarkacionit ne do ta kërkojmë menjëherë”, thotë ai.

Nënkryetari i VV-së foli edhe për prioritet me të cilat do të merren menjëherë pasi që të formohet qeveria.

Thotë se tashmë kanë marrë disa vendime që do të jenë në të mirë të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori