LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Kosova ka pritje të mëdha nga Presidenca Çeke e BE-së

Bislimi: Kosova ka pritje të mëdha nga Presidenca Çeke e BE-së

“Kosova ka pritje të mëdha nga Presidenca Çeke, ne e përshëndesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe besojmë që ka qenë veprim i duhur për perspektivën evropiane të rajonit. Thërrasim Presidencën Çeke që momentumin pozitiv ta vazhdojë me vendimin e vonuar, tashmë më shumë se katër vite për liberalizimin e vizave”.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, me temë “Presidenca çeke e BE-së 2022 dhe Ballkani Perëndimor”.


Para 3 ditësh u bënë 4 vite nga konfirmimi i KE-së se janë përmbushur 95 kritere për liberalizimin e vizave. Derisa vitin e fundit, Kosova ka vazhduar që të tregohet e përkushtuar në reformat e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe migrimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi, tha se në luftimin e korrupsionit është ndërruar tërësisht imazhi i Kosovës jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Ngritja në 17 vende në “Transparency International”, dhe së fundmi Raporti i Parlamentit Evropian ka mirëpritur intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Në sundimin e ligjit, nga World Justice Index jemi shpallur të parët në rajon. Në fushën e migrimit, Kosova ka ndërtuar kapacitetet institucionale dhe kornizën legjislative të nevojshme për menaxhimin e migrimit. Gjithashtu, kemi të nënshkruara 26 Marrëveshjet për Ripranim me 22 vende anëtare të BE-së. Gjitha këto kanë bërë që Kosova të ketë numrin më të vogël në rajon të azilkërkuesve pas Malit të Zi”, ka thënë Bislimi.

Në tryezë u fol edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rreth kësaj, zëvendëskryeministri Bislimi, tha se vitin tjetër bëhen 20 vjet nga Samiti i Selanikut dhe Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i cili nuk ka aplikuar ende për anëtarësim. Perspektiva evropiane duhet të përkthehet në perspektivë për anëtarësim të plotë në BE, e aplikimi ynë është përpjekje për të konkretizuar këtë të fundit, për të cilën kemi mbështetjen mbi 90% nga popullsia dhe konsensus të gjerë të partive politike.

Në këtë tryezë ishin prezent dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, z.Tomáš Szunyog dhe Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori