LAJMI I FUNDIT:

I biri i kreut të Wagner publikoi në internet fotografi nga vendi ku ishin stacionuar, ukrainasit i lokalizuan dhe goditën me artileri

I biri i kreut të Wagner publikoi në internet fotografi nga vendi ku ishin stacionuar, ukrainasit i lokalizuan dhe goditën me artileri

I biri i kreut të grupit paramilitar famëkeq rus Wagner, mund të jetë shkaktari kryesor që qindra pjesëtarë të këtij grupi u vranë në luftën e Ukrainës, pasi zbuloi vendin e tyre të “fshehtë” ku po qëndronin, duke publikuar fotografi të objektit në rrjetet sociale.

Kjo mjaftoi që ukrainasit t’i lokalizojnë dhe t’i godasin me artileri, ku si pasojë qindra prej tyre janë vrarë, transmeton Telegrafi.


Pavel Prigozhin, i biri i kreut të ushtrisë private të Putinit, Yegveny Prigozhin, pretendohet se kishte publikuar fotografitë në rrjetet sociale, ku shihet duke pozuar para një shtëpi në qytetin Kadiivk, ku mercenarët e këtij grupi po qëndronin.

E Kievit nuk iu nevojit shumë kohë që të analizojë fotografitë dhe të zbulojë vendndodhjen e mercenarëve rusëve që i shin fshehur, duke i goditur me artileri të rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që këtë grup i “tradhtojnë” fotografitë që i publikojnë në rrjetet sociale. Ishte Sergei Sreda, propagandues i Putinit që pati postuar imazhet nga shtabi i Wagnerit në Ukrainë – duke zbuluar kështu lokacionin e tyre.

Edhe në këtë rast e kishin pësuar me jetë që të gjithë pjesëtarët që gjendeshin brenda objektit, madje Kievi pati publikuar videot e trupave të pajetë të Wagner. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Amerika
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, pohon kryeministri hungarez

Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, pohon kryeministri hungarez

Evropa
Donald Trump shpallet fajtor

Donald Trump shpallet fajtor

Amerika
Kalo në kategori