Biraj: Sigal Prishtina dhe Peja luftojnë për titull

“Bashkimi nga loja në lojë është duke u ngritur në cilësi dhe besoj që edhe në ndeshjet e ardhshme do të vazhdoj me rezultate pozitive. Sigurisht Bashkimi deri në fund do të luftoj në arritjen e ndonjë titulli”, ka thënë kapiteni prizrenas, i cili i sheh tri ekipe si kandidatë të fortë për titullin e kampionit.
“Mendoj se për titull janë ekipi jonë, Sigal Prishtina dhe Peja. Do të jetë një kampionat dinamik sidomos në luftë për titullin e kampionit”,shprehet ai për Bota Sot.
Biraj shpreson se ky kampionat do të jetë edhe më cilësor se ai paraprak. “Pa dyshim se do të jetë kampionat më i fortë. Skuadrat janë përforcuara pothuajse të gjitha dhe kjo ka ngritur dukshëm nivelin e lojës”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































