Ajri i thatë është një pjesë e pashmangshme e sezonit të ngrohjes, që sjell me vete probleme të sistemit të frymëmarrjes

Këtë problem mund ta luftoni në mënyrë natyrale me ndihmën e bimëve që lagështojnë ajrin, transmeton Telegrafi.

Këto bimë do t’ju ndihmojnë shumë:

Selvia

Kjo pemë me gjelbërim të përhershëm hidraton ajrin dhe thithin papastërtitë në shtëpi. Disa pretendojnë se redukton simptomat e migrenës dhe dhimbjet e kokës. Në këmbim, ajo kërkon fresk dhe ujitje të rregullt.

Gjuha e vjehrrës

Bën gjëra të mrekullueshme: freskon ajrin, prodhon sasi të mëdha oksigjeni dhe neutralizon substancat e dëmshme nga materialet sintetike. Duke qenë se ruan lagështinë në gjethe, nuk duhet të ujitet shpesh. Nuk kërkon shumë vëmendje, ndaj mund ta vendosni në çdo cep të shtëpisë.

Fikusi

Një nga bimët më të njohura të shtëpisë, pasi hidraton ajrin, e mbush me oksigjen, neutralizon toksinat dhe viruset dhe thith shumë pluhur. Rritet më së miri në shtëpitë me shumë hapësirë, por gjithashtu kërkon fresk të vazhdueshëm.

Hardhia

Kjo bimë sillet si një dredhkë – me gjethet e saj mbulon shpejt hapësirën rreth së cilës rritet dhe ngrihet drejt dritës. Përshtatet shpejt me ajrin e thatë dhe hidraton gradualisht.

Kalanhoa

Kjo bimë nga Madagaskari u krijua për apartamente me ajër të thatë. Ajo ruan lagështinë në gjethe dhe ndihmon në rregullimin e freskisë në mjedisin e tij.

Spatifilumi

Besohet se kjo bimë sjell dashuri në shtëpi, ndaj disa e quajnë lumturi femërore. Spatifilumi jo vetëm që thith lagështinë e tepërt, por rregullon edhe klimën në dhomë; gjithashtu shkatërron sporet e mykut.

Kafe arabika

Ajo largon lagështinë e tepërt dhe mbush ajrin me një aromë të bukur tropikale.

Dafina

Simbol i fitores, lavdisë dhe madhështisë. I pëlqen hija, ajri i lagësht dhe sasia e madhe e ujit të nxehtë. Ajo largon lagështinë e tepërt nga ajri dhe gjethet e tij të thara do të pasurojnë shijen e shumë pjatave në kuzhinë.

Pema e limonit

Pema e limonit mbush ajrin me një aromë të këndshme dhe në të njëjtën kohë largon lagështinë e tepërt nga rrethina. Ajo përmban një numër të madh substancash medicinale dhe sterilizon zonën rreth saj.

/Telegrafi/