LAJMI I FUNDIT:

BILE EDHE TASH

BILE EDHE TASH

Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Nuk e dija
sa e thjeshtë je
sa bujare
u përpoqa të të kapja
me rima
dhe sugjerime
erotike


bile edhe tash
ti gogësin
në zemrën time
e mërzitur dhe e vetmuar
duke fërkuar vajrat
në krejt trupin tënd
dhe duke prekur veten
derisa unë vonohem