BILD kritikon Leon Goretzkan: Refuzoi ta godiste penalltinë, kishte frikë


Gazeta e madhe gjermane “BILD” e ka kritikuar mesfushorin Leon Goretzka që refuzoi të gjuante penalltinë e gjashtë, të cilin e humbi Jonathan Tah.
Gjermania pësoi humbje turpëruese nga Paraguai në Kampionatin Botëror 2026, duke dështuar në penallti pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.
BILD tani ka zbuluar disa prapaskena interesante se si kapiteni Joshua Kimmich i kërkoi dy herë Goretzkas, por ky i fundit refuzoi.
“Kimmich e pyeti Goretzkan dy herë ta godiste penalltinë e gjashtë, që doli të jetë vendimtare. Goretzka refuzoi shkaku i frikës. Në fund, Tah e merr dhe e humb. Kjo ishte penalltia e tij e parë profesionale”, raporton mediumi gjerman.
Leon Goretzka ist eine Schande für den deutschen Fußball!!! pic.twitter.com/EXHL4IFN3G
— freakbob666 (@Lordkatzinger) June 30, 2026
Manuel Neuer ishte afër të bëhej heroi, duke qenë se i ndali dy penallti radhazi – megjithatë lojtarët e Gjermanisë nuk arritën t’i konkretizojnë.
Kësisoj, Gjermania përshëndetet me Botërorin qysh në raundin e 32-të, kurse mbetet të shihet nëse do të vazhdojnë t’i besojnë përzgjedhësit Julian Nagelsmann edhe për vitet e ardhshme./Telegrafi/














































