LAJMI I FUNDIT:

BIG siguron gjysmëfinalen në turneun Elisa Masters Espoo pas fitores ndaj ekipit bullgar 500.

BIG siguron gjysmëfinalen në turneun Elisa Masters Espoo pas fitores ndaj ekipit bullgar 500.
(Foto: HLTV)

Skuadra e kapitenit Johannes “⁠tabseN⁠” Wodarz vazhdoi serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në turneun në Finlandë, edhe pse në mungesë të snajperistit të ekipit ‘syrsoN’.

BIG siguroi një gjysmëfinale të Elisa Masters Espoo pasi mposhti ekipin 500 me rezultat të përgjithshëm 2-0 në raundin e parë të Play-Off -it.


Skuadra gjermane mezi doli përpara në mapin Nuke me rezultat 16-13 falë disa raundeve vendimtare nga Karim “⁠Krimbo⁠” Moussa, përpara se të mbyllte serinë me një lojë fantastike në mapin Inferno 16-9.

(Foto: HLTV)

Pas kësaj ndeshje ekipi bullgar është eliminuar nga turneu, ndërsa BIG do të përballet me ekipin Sprout në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalen e ka siguruar gjithashtu ekipi fnatic të cilët e presin fituesin e ndeshjes ENCE – Astralis.

Në turneun Elisa Masters Espoo skuadrat garojnë për një grup çmimesh prej 200.000 dollarësh, pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles të cilët janë eliminuar në fazën e grupeve. /Telegrafi/