LAJMI I FUNDIT:

BIG dhe Cloud9 do të përballen në finale të turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown

BIG dhe Cloud9 do të përballen në finale të turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown

Nesër (e diel) dy ekipet BIG dhe Cloud9 do të përballen në finale të BLAST Premier Spring Showdown.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 19:30.


Fituesi i kësaj ndeshje do të fitoj çmimin prej 20.000 dollarësh, si dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun Spring Final të BLAST.

Në këtë turne ishin në garë tetë skuadra, për një grup çmimesh prej 67.500 dollarësh, ku favorit ishte ekipi Cloud9.

Ndeshja ndërmjet BIG dhe Cloud9 do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/