LAJMI I FUNDIT:

Bie njësia B1, nga KEK-u tregojnë se kur do të kthehet në operim

Bie njësia B1, nga KEK-u tregojnë se kur do të kthehet në operim

Njësia B-1 e Termocentralit “Kosova B” është aktualisht jashtë funksionit. Kjo njësi është ndalur nga operimi pas mesnatës, si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skendër Bucolli.


“Njësia B-1 është ndalur nga operimi me dt. 04.01.2024 pas mesnate si pasojë e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024. Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë”, ka thënë Bucolli.

KEDS dhe KESCO sigurojnë se do të ketë furnizim të qëndrueshëm me rrymë për festat e fundvitit
Lexo po ashtu KEDS dhe KESCO sigurojnë se do të ketë furnizim të qëndrueshëm me rrymë për festat e fundvitit

Ai tutje ka bërë të ditur se këto defekte pritet të eliminohen deri të premten në mesditë, dhe pastaj njësia të kthehet në operim.

“Lidhur me këtë, KEK ju njofton se të gjitha remontet e rregullta vjetore kanë përfunduar me sukses sipas planifikimit. Megjithatë duhet te keni parasysh se defektet e kësaj natyre (rrjedhjet ne kaldajë) ne asnjë mënyrë nuk ndërlidhen me remontet”, ka shtuar Bucolli.

Siç ka deklaruar ai, sigurimi i energjisë elektrike për mbulimin e kërkesës (konsumit) është përgjegjësi e KESCO-s. /Telegrafi/