Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit amerikan, Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i Biden, tha se “i gjithë indi kancerogjen u hoq me sukses” gjatë vizitës fizike rutinë të presidentit më 16 shkurt. Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O’Connor si “i shëndetshëm, i fuqishëm” dhe “i aftë” për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.
O’Connor tha se vendi i heqjes së indit në gjoksin e Bidenit është “shëruar mirë” dhe presidenti do të vazhdojë ekzaminimet e rregullta të lëkurës si pjesë e planit të tij rutinë shëndetësor.
Qelizat bazale janë ndër format më të zakonshme dhe lehtësisht të trajtueshme të kancerit – veçanërisht kur kapen herët. Dr. O’Connor tha se ata nuk kanë tendencë të përhapen si kancerët e tjerë, por mund të rriten në madhësi, dhe se kjo është arsyeja pse ato hiqen.
Joe Biden kishte hequr “disa kancer të lëkurës të lokalizuara jo melanoma” nga trupi i tij përpara se të fillonte presidencën, tha Dr. O’Connor në përmbledhjen e tij të shëndetit të presidentit më 16 shkurt, duke vënë në dukje se ishte mirë e vërtetuar se Bideni ka kaluar shumë kohë në dielli gjatë rinisë së tij.
Zonjës së Parë, Jill Biden në janar iu hoqën dy inde të qelizave bazale nga syri i saj i djathtë dhe gjoksi.
Ajo tha në një intervistë për Associated Press javën e kaluar se tani është “shumë e kujdesshme” për kremrat e diellit, veçanërisht kur është në plazh.
Karcinoma e qelizave bazale është një kancer me rritje të ngadaltë që zakonisht kufizohet në sipërfaqen e lëkurës – mjekët pothuajse gjithmonë mund ta heqin atë me një prerje të cekët – dhe rrallë shkakton komplikime serioze ose bëhet kërcënuese për jetën.
Çifti Biden kanë qenë prej kohësh avokatë të luftës kundër kancerit. Djali i tyre i rritur Beau vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit