Presidenti amerikan Joe Biden tha se Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe janë “të përgatitura të njohin plotësisht Izraelin” gjatë komenteve në një mbledhje fondesh jashtë kamerave të enjten mbrëma, sipas gazetarëve të pranishëm.
Biden përsëriti thirrjet për një “plan pas Gazës” për Izraelin, duke përfshirë “për një zgjidhje me dy shtete”.
Deklaratat pasqyrojnë gatishmërinë e shtuar të Bidenit për t’i bërë thirrje publikisht Izraelit që të rrisë përpjekjet për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Nuk do të hyj në detaje tani. Por shikoni, unë kam punuar me sauditët dhe me të gjitha vendet e tjera arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Ata janë të përgatitur të njohin plotësisht Izraelin, ta njohin plotësisht Izraelin për herë të parë”, citohet të ketë thënë Biden, sipas raporteve nga gazetarët në sallë.
“Por duhet të ketë një plan pas Gazës, dhe duhet të ketë një rrugë për një zgjidhje me dy shtete, nuk duhet të ndodhë sot, por duhet të ketë një progres, dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë më tej Biden.
Shtetet arabe ofruan njohjen e Izraelit në vitin 2002 në këmbim të një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Gazën e pushtuar nga Izraeli, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Izraeli e hodhi poshtë propozimin atëherë.
Takimi për mbledhjen e fondeve thuhet se u ndërpre të paktën katër herë nga protestuesit, me të paktën tre që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit