LAJMI I FUNDIT:

Biden në një tjetër gafë e quan Harrisin një ‘presidente të shkëlqyer’

Biden në një tjetër gafë e quan Harrisin një ‘presidente të shkëlqyer’

Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti të hënën nënpresidenten, Kamala Harris një “presidente të shkëlqyer” ndërsa i uroi asaj ditëlindjen.

Gafa erdhi gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë që festonte Diwali, një festë e rëndësishme hindu, gjatë së cilës presidenti uroji edhe ditëlindjen e fundit të Harris më 20 tetor.


“Gëzuar ditëlindjen për një presidente të madhe”, tha Biden, duke harruar titullin se atë e kishte zëvendëse.

“Joe Biden sapo i uroi Kamala Harris ditëlindjen dhe tha se ajo është një presidente e shkëlqyer. Nuk mund ta besoj që po u jap këshilla demokratëve, por e fsheh në shtëpinë e tij në plazh. Sa herë që ai flet, vala e kuqe rritet”, shkroi Clay Travis, themeluesi i OutKick.

RNC Research, një llogari në Twitter e menaxhuar nga Komiteti Kombëtar Republikan, e kapi gjithashtu momentin, duke shpërndarë një video të momentit që u bë virale.

Biden gjithashtu u përpoq të lajkatonte Harrisin gjatë ngjarjes, duke thënë me shaka se nënpresidentja 58-vjeçare sapo kishte mbushur 30 vjeç.

Presidenti 79-vjeçar nuk është i panjohur për gabimet verbale.

Gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë të regjistruar javën e kaluar, Biden pretendoi në mënyrë të rreme se plani i tij i faljes së kredisë studentore ishte “kaluar” nga Kongresi, kur nuk ishte kurrë për votim.

Biden gjithashtu deklaroi gabimisht këtë muaj se djali i tij Beau “humbi jetën në Irak” kur në fakt vdiq nga kanceri në Maryland dhe se ai vizitoi Rio Grande për të parë nevojën për ruajtjen e tokës, ndoshta duke e ngatërruar atë me Grand Canyon. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Kalo në kategori