LAJMI I FUNDIT:

Biden në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore

Biden në Beograd, pritet me ceremoni shtetërore

Zëvendëspresidenti amerikan Jo Biden është pritur me ceremoni shtetërore në Beograd ku është pritur nga kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug bashkë me kryeministrin,  zyrtarin e lartë amerikan e kanë pritur edhe ministrat Ivica Daçiq, Nebojsha Stefanoviq si dhe ministra tjerë të Qeverisë serbe.


Pas takimit me dyer të mbyllura, Biden dhe Vuçiq do t’u drejtohen gazetarëve.

Ai do të takohet edhe me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliq.