Ministria e Kulturës heq dorë nga dislokimi i menjëhershëm i bibliotekës së Tetovës, te hapësirat e ish Fakultetit të Arteve Muzikore. Nga Biblioteka e Tetovës thonë se komisioni ka konstatuar se hapësirat ku planifikohet dislokimi duhet të rinovohen dhe të adoptohen për bibliotekë, ndërsa do ketë edhe rreth 80 metra katror hapësirë shtesë, për nevojat e këtij institucioni.
“Ishte delegacioni prej Ministrisë, përfaqësuesja për biblioteka dhe ajo për investime dhe pas një mbledhjeje të gjatë, i inspektuam pjesët ku duan të na transferojnë dhe e panë si është gjendja. Atë ditë ramë në ujdi që këto hapësira ku duhet të shkojmë të rinovohen dhe të adoptohen për bibliotekë, dhe Ministria e mori përsipër këtë që këto pjesë të bëhen të shrytëzueshme për bibliotekën dhe na u premtua që përveç kësaj të kemi edhe hapësirat shtesë që gjithë kohës i kemi kërkuar”, deklaroi Mahi Murtezani. Biblioteka e Tetovës. Këtë e konfirmoi edhe Ministrja e Kulturës, Konstadinovska Stojçevska.
Ministrja Konstadinovska Stojçevska akuzoi drejtoreshën e Bibliotekës së Tetovës për realizim të agjendave politike përmes këtij institucioni.
“Ajo që nuk e arsyetoj është manipulimi me drejtoreshën gjoja se i bëhet shtypje dhe se të punësuarit nuk duan transferimin, por, përkundrazi, ekipi i formuar që në fillim, ishte në vendngjarje që në fillim dhe bashkëpunon me të punësuarit në bibliotekë. Unë nuk do lejoj të dëmtohet dhe të punohet pa ndërgjegje me asnjë objekt kulture të udhëhiqet keq, sepse drejtoresha nuk ishte aty për bisedë, dhe ajo që u rregullua nga ana e saj me të drejtën e nënshkrimit shkaku se ishte në pushim mjekësor, dhe kur tentonim të biem në kontakt me drejtoreshën ajo nuk përgjigjej. Mua më vjen shumë keq që ende ka njerëz që edhe këto institucione i shfrytëzojnë për përplasje politike”, u shpreh Bisera Konstadinovska Stojçevska.
Pas këtij vendimi të Ministrisë së Kulturës, biblioteka e Tetovës, tashmë do bëj pranimin e hapësirave të reja, pas çka edhe do fillojë rinovimi i tyre si fazë para shpërnguljes në hapësirat e reja. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe