ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kultura është një nga shtyllat më të rëndësishme të identitetit dhe dialogut mes popujve, ndërsa ngjarjet si “Vera e Ohrit” dëshmojnë se arti ka fuqinë të bashkojë njerëzit përtej çdo dallimi, thonë nga VLEN.

"Hapja e edicionit të 66-të të festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”, me performancën madhështore të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, e shoqëruar nga Orkestra e Operës dhe Baletit, i dha një fillim dinjitoz një prej festivaleve më të rëndësishme kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.


“Vera e Ohrit” nuk është vetëm një festival, por një traditë dhe një vlerë që prej dekadash ndërton ura mes kulturave, popujve dhe brezave. Gjatë 40 ditëve të festivalit do të zhvillohen rreth 50 programe artistike nga muzika klasike, xhazi, baleti dhe teatri, me pjesëmarrjen e mbi 700 artistëve nga 24 vende të botës.

VLEN mbetet e përkushtuar për avancimin e kulturës dhe mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlerat artistike, dialogun kulturor dhe prezantimin e vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

Edicioni i 66-të i “Verës së Ohrit” urojmë të sjellë emocione të veçanta artistike dhe të jetë edhe një dëshmi e rolit të kulturës si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes popujve", thuhet në kumtesën e VLEN-it./Telegrafi/