LAJMI I FUNDIT:

Betim Krasniqi shpërblehet nga Federata e Bodybuildingut vetëm disa ditë pasi u injorua nga Komuna e Lipjanit për sportistin e vitit

Betim Krasniqi shpërblehet nga Federata e Bodybuildingut vetëm disa ditë pasi u injorua nga Komuna e Lipjanit për sportistin e vitit

Bodybuilderi Betim Krasniqi ka reaguar para disa ditësh rreth një padrejtësie që i është bërë nga Komuna e Lipjanit në ndarjen e çmimit “Sportisti i Vitit 2023”, ndërsa vetëm disa ditë më vonë ai është shpërblyer nga Federata e Bodybuildingut për sukseset e tij në këtë vit që po lëmë pas.

Komuna e Lipjanit gjatë javës së kaluar ndau çmimin e “Sportistit të Vitit”, duke injoruar Betim Krasniqin, i cili në këtë vit ndër tjerash është shpallur nën-kampion i Evropës në garën e mbajtur për Spanjë.


Kjo ka bërë që Krasniqi të reagojë me anë të një postimi në profilin e tij privat, ku e cilësoi si të dirigjuar zgjedhjen e një futbollisti, dhe jo atë edhe përkundër sukseseve në vitin 2023.

Reagimi i Betim Krasniqit

Reagim rreth zgjedhjes së “Sportistit të Vitit 2023” në Komunën e Lipjanit:

Të nderuar miq dhe bashkëvendës të mi.

Ky shkrim i imi është reagim i cili i drejtohet Kryetarit të Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti dhe Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në Lipjan, të cilët këtë vit e kanë hapur aplikacionin “Sportisti i Vitit 2023” për Komunën e Lipjanit.

Në këtë shpallje ajo e cila vlerësohet që një sportist të jetë “Laureati i Vitit” janë sukseset në gara përgjatë tërë vitit.

Komuna e Lipjanit  ka hapur aplikacionin për të gjithë sportisët pa dallim por vlerësimi i kryesisë anoi në një sportist të Futbollit, ku të arriturat e mia kundrejt sportistëve të sporteve të ndryshme, janë maksimale, p.sh.: Nën-Kampion Evropian ku pjesëmarrës janë afërsisht 38 shtete me mbi 5 mijë garues e që është mbajtur në Santa Sussana-Spanjë.

Kampionatet Evropiane dhe Botërore si dhe Spanja si shtet për ju Kryetarë dhe Këshilltarët tu shihet vetëm në televizione ose telefonat tuaj personal.

Gjestin që kryesia e Komunës e ka bërë ka irrituar edhe shumë njerëz tjerë të cilët e vlerësojnë mundin tim dhe meritat e mia. Por, arsyeja se pse kryesia e ka bërë këtë gjë për vendasit e Lipjanit është e ditur, d.m.th ngjarjet të cilat kanë qenë ndër vite, por me të vërtetë unë kisha pas dëshirë që inatet personale/politike Kryetari Ahmeti t’i linte anash dhe mos t’i kishte përfshirë këtu në sport , por të jetë fer.

Prej vitit 2014 ku z.Ahmeti është në krye të Komunës së Lipjanit unë edhe pse kam aplikuar çdo herë as edhe një herë të vetme këtë çmim nuk e kam marrë. Për mua nuk është ndonjë gjë e madhe sepse në sirtarin tim kam çmime me peshë shumë të madhe por duket haptas inati i tij kundrejt meje.

Dua ta theksojë se unë jam neutral në aspektin politik dhe si garues unë kam përfaqësuar shtetin tim dhe jo partitë politike.

Unë në këtë sport nuk do të ndalem, përkundrazi ky gjest për mua do të jetë një motiv edhe më i madh e besojë që z.Ahmeti do të jetë dëshmitarë i shumë sukseseve të mia edhe më tutje.

Kryetarë ne do të shihemi, me shumë suksese vitin 2024.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ju qytetarë që gjithmonë më përkrahni

Me Respekt: Betim Krasniqi.

Megjithatë, vetëm disa ditë më vonë, Krasniqi mori një lajm pozitiv dhe një vlerësim të merituar nga Federata e Bodybuildingut, e cila e zgjodhi ndër Laureatët e vitit.

“Edhe një vlerësim më shumë për mua në karrierën time prej bodybuilder-i. Dje 25.12.2023 unë u dekorova nga Federata e Fitnesit dhe Bodybuildingut ndër Top Laureatët për vitin 2023”.

“Ju faleminderit për vlerësimin ndaj meje dhe titujve të mi në këtë sport. Unë nuk do të ndalem me kaq por do të vazhdoj të arrijë majat më të larta të këtij sporti”, shkroi Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori