LAJMI I FUNDIT:

Besimtarët ortodoks sot festojnë Ditën e hedhjes së kryqit

Besimtarët ortodoks sot festojnë Ditën e hedhjes së kryqit

Ashtu siç njoftoi ditë më parë Ministria për punë dhe politika sociale se sot është ditë jo pune, por vetëm për besimtarët ortodoks të vendit, pasi që është festë e tyre fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 19 janar është Dita e Ujit të Shenjtë, ose siç njihet edhe si Dita e hedhjes së kryqit. Qytetarët e besimit ortodoks mblidhen në afërsi të ndonjë rrjedhe lumi, apo liqen dhe presin hedhjen e kryqit nga ana e peshkopëve. Më pas qytetarët e mbledhur hidhen në ujë për të kapur kryqin. /Telegrafi/