LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Qeveria e RMV-së kërkoi të vazhdojë ngrirja e rrogave, Gjykata Kushtetuese vendosi ndryshe

Besimi: Qeveria e RMV-së kërkoi të vazhdojë ngrirja e rrogave, Gjykata Kushtetuese vendosi ndryshe

Qeveria ka kërkuar që të vazhdojë ngrirja e rrogave, por Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndryshe, duke e hequr ngrirjen me të cilën funksionarëve shtetërorë iu rriten rrogat për 78%.

“Mendojeni edhe një moment tjetër, sikur Gjykata Kushtetuese ta kishte anuluar atë nen. Ajo do të thoshte të kthehemi për më tepër se 10 vite pas dhe të shpaguhen të gjithë funksionarët që janë emëruar gjatë kësaj periudhe dhe në atë të shtohet edhe kamata ndëshkuese sipas ligjit. Ajo do të ishte një bombë financiare për buxhetin”, deklaroi Fatmir Besimi në Klan Debat.


Ai sqaroi procedurën që sjell deri tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar mendim nga qeveria dhe institucionet përkatëse të deklarohen për këtë nen.

“Në rastin konkret, qeveria ka dhënë mendim që nuk duhet të shlyhet ai nen dhe të vazhdojë ngrirja e rrogave ashtu siç ka qenë. Mirëpo, vendimi i GJK-së, pavarësisht mendimit të qeverisë, është ky”, theksoi Besimi.

Ai shtoi se qytetarët me të drejtë kritikojnë dhe ankohen, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për politikë të qeverisë për rritje të rrogave të funksionarëve./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori