LAJMI I FUNDIT:

Besiktas përjashton nga ekipi pesë lojtarë për shkak të paraqitjeve të dobëta, ndër ta edhe Eric Bailly

Besiktas përjashton nga ekipi pesë lojtarë për shkak të paraqitjeve të dobëta, ndër ta edhe Eric Bailly

Gjiganti turk Besiktas, përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ata kanë përjashtuar nga ekipi pesë lojtarë të ekipit të parë, për shkak të ‘paraqitjeve të dobëta’ të tyre.

Pesë lojtarët që janë përjashtuar nga skuadra janë Vincent Aboubakar, Eric Bailly, Rachid Ghezzal, Jean Onana dhe Valentin Rosier.


Aboubakar ka qenë një lojar shumë i rëndësishëm për ekipin turk gjatë viteve të fundit dhe është kapiten i kombëtares së Kamerunit. Ai ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje në elitën e futbollit turk, që prej se u transferua nga Al-Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eric Bailly në anën tjetër iu bashkua klubit nga Stambolli këtë verë pas një aventure me Manchester United, ndërsa ish-lojtari i Leicesterit, Rachid Ghezzal, së bashku me Jean Onana dhe Valentin Rosier janë emra që po ashtu kanë kontribuar në ekip dhe nuk pritej që të përjashtoheshin.

Nën menaxhimin e Riza Calimbay, “Shqiponjat e Zeza” kanë grumulluar vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës deri më tash këtë sezon dhe momentalisht gjenden jashtë top katërshes në Super Ligën e Turqisë.

Ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë ndaj Luganos në udhëtim e cila njëheresh do të jetë e fundit në Evropë për sezonin 2023/24 dhe më pas do të përballen me Çaykur Rizespor në ligë vikendin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori