LAJMI I FUNDIT:

Besnik Hasi po çmend në Arabinë Saudite: Fitorja e pestë me radhë dhe lufta për titull kampioni

Besnik Hasi po çmend në Arabinë Saudite: Fitorja e pestë me radhë dhe lufta për titull kampioni

Trajneri Besnik Hasi gjatë fundjavës kishte ardhur në Shqipëri, pasi yjet kuqezi me shumë yje nga Italia, Greqia dhe Turqia kishin ardhur për ta zhvilluar një turne për të prekurit nga tërmeti.

Ai ishte në Tiranë me 10 janar, luajti ndeshjen dhe u nis menjëherë drejt Arabisë Saudite, pasi 24 orë më vonë ekipi i tij, Al Raedi, do të luante ndaj Al-Faisaly.


Fitorja ishte e domosdoshme, dhe ajo u arrit me rezultat 1-0. Nuk sjell çudit të madhe fitorja, por ishte e pesta me radhë për skuadrën e tij.

Al Raedi i tij nuk e nisi mirë dhe flitej për një largim të tijin në start të kampionatit, por tani skuadra e tij po lufton për titull.

Kur janë zhvilluar 14 javë kampionat, , Al Raed ka tubuar 26 pikë.

Renditja në elitën e futbollit saudit

Ata ndodhen në vendin e katërt në  kampionat dhe është vetëm katër pikë pas Al-Hilal, që aktualisht po kryeson në këtë renditje.

Ajo çfarë duhet rregulluar është mbrojtja, pasi skuadra e tij pëson më shumë se sa shënon, duke shënuar 24 herë, e duke pësuar 26 herë.

Në dy ndeshjet e fundit Al Raedi nuk pranoi gol dhe duket se edhe kjo pjesë ka filluar të funksionojë. /Telegrafi/