Ismet Munishi deklaroi se ndeshja mes Istogut dhe Hajvalisë që përfundoi 2-1 në të mire të vendasve, është luajtur në një fushë patatesh.

Por si duket ajo shprehje e Munishit i ka penguar edhe klubit të Besës nga Peja, e cila ka ironizuar me prishtinasin duke shkruar në faqen e tyre zyrtare se skuadrat tjera kanë triumfuar në atë terren.


“Për Ismet Munishin: Në "fushën e patateve" kanë luajt edhe ekipet tjera por kanë marr pikë të plota.....”, ishte postimi i Besës në Facebook, ku shkruan komente edhe shumë tifoz duke u tallë disa e disa duke mbrojtur Ismet Munishin. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app