LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas me trajner të ri

Besa Famgas me trajner të ri
(Foto: KH Besa Famgas)

Nikola Prce ka marr drejtimin e kampionit të Kosovës në hendboll, Besa Famgas.

Për Prcen është fillim i karrierës si trajner. Ai për shumë vjet ishte lojtar në skuadrën pejane, ndërsa ka karrierë të gjatë e shumë të suksesshme ndërkombëtare.


Është legjendë e hendbollit në Bosnjë e Hercegovinë dhe ishte kapiten shumëvjeçar i kësaj përfaqësueseje.

Pas karrierës së si lojtar, Prce ka vendosur ta nisë karrierën e trajnerit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa Famgas që për kohë të gjatë po dominon në Kosovë, tashmë ka nisur edhe me përforcime. Ka angazhuar pivotin kroat Ivan Majic, që së fundi luajti në Qipro.