LAJMI I FUNDIT:

Besa Famgas drejt një edicioni pa humbje në stinorin e rregullt

Besa Famgas drejt një edicioni pa humbje në stinorin e rregullt
(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën e të enjten luhen ndeshjet e javës së 28-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Është kjo java e fundit e stinorit të rregullt në kampionatin e hendbollistëve. Më pas titulli i kampionit përcaktohet përmes ‘play-offit’.

Të mërkurën prej orës 17:30 është takimi Vëllaznimi – Trepça. Vëllaznimi kërkon fitore për të barazuar pikët me Kastriotin dhe për të shpresuar që të paraqitet në ‘play-off’. Aktualisht Kastrioti është i katërti me 26 pikë ndërsa Vëllaznimi i pesti me 24 pikë. Nëse Vëllaznimi fiton ndaj Trepçës dhe Kastrioti humb ndeshjen e fundit, atëherë skuadra gjakovare përfundon e katërta.


Trepça është e treta me 28 pikë dhe në këtë pozitë do ta përfundoj kampionatin.

Të enjten janë dy ndeshjet tjera. Prej orës 17:30 takohen Besa Famgas e Drenica. Skuadra pejane, Besa Famgas nuk pritet të ketë telashe.

Kështu kampionia aktuale pritet ta përfundojë edhe një edicion të rregullt me vetëm fitore. Besa Famgas ka fituar 27 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 54 pikë. Drenica është e gjashta me 16 pikë.

Prej orës 19:00, të enjten, takohen Prishtina e Kastrioti. Prishtina është e dyta me 43 pikë dhe prej kësaj pozite do të startoj në ‘play-off’. Me fitore eventuale të Vëllaznimit ndaj Trepçës, ndeshja në kryeqytet do të ishte shumë e rëndësishme për Kastriotin, që do t’i duheshin pikë për ta mbajtur vendin e katërt.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori