LAJMI I FUNDIT:

BERZH parashikon rritje 3 për qind të ekonomisë së Shqipërisë në 2022: Inflacioni mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale

BERZH parashikon rritje 3 për qind të ekonomisë së Shqipërisë në 2022: Inflacioni mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3 për qind në vitin 2022, sipas parashikimit të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin “Prospekti Ekonomik Rajonal, maj 2022”.

Parashikimi i BERZH rezulton me një ulje prej 0.3 pikë përqindje në krahasim me projeksionin e bankës në raportin e marsit.


Sipas raportit të BERZH, ekonomia shqiptare pritet të ketë një rritje më të ngadaltë në vitin 2022 pas një rimëkëmbje të fortë në 2021, kur prodhimi i brendshëm bruto u rrit me rreth 8.5 për qind, i ndihmuar nga turizmi dhe rritja e kërkesës së brendshme.

“Mjedisi makroekonomik mbetet kryesisht i qëndrueshëm; inflacioni pati një rritje vjetore me 5.7 për qind në mars 2022 duke reflektuar rritjen globale të çmimeve të mallrave, por ndërsa kjo shkel objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind, ai mbetet më i ulët se në shumicën e ekonomive rajonale”, ka shtuar BERZH në raport.

Vazhdon rënien besimi në ekonominë shqiptare në prill, ndërkohë besimi i konsumatorëve përmirësohet
Lexo po ashtu Vazhdon rënien besimi në ekonominë shqiptare në prill, ndërkohë besimi i konsumatorëve përmirësohet

Raporti gjithashtu shtoi se buxheti i shtetit po ndjen ndikimin e krizës energjetike për shkak të importeve të mëdha të energjisë elektrike me çmime dukshëm më të larta.

“Qeveria është gjithashtu nën presion për të mbështetur familjet për shkak të rritjes së çmimeve dhe frikës nga mungesa e ushqimit”, ka sqaruar raporti.

Raporti nënvizon se ndërsa lidhjet e drejtpërdrejta ekonomike dhe financiare të Shqipërisë me Ukrainën dhe Rusinë janë të papërfillshme, pasiguria e lartë rreth luftës dhe pasojave të saj ekonomike, një ngadalësim i pritshëm në tregjet evropiane dhe rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë paraqesin rreziqe serioze për perspektivën e rritjes ekonomike të Shqipërisë që pritet të ngadalësohet në periudhën afat të shkurtër.

Ndërkohë në vitin 2023, PBB-ja e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3 për qind, sipas raportit.

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin 6.2 për qind në prill
Lexo po ashtu Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin 6.2 për qind në prill

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon rritje ekonomike prej 3.2 për qind në 2022 dhe 3.6 për qind në 2023.

Kujrojmë se BERZH parashikoi një rritje të PBB-së prej 3.3 për qind për Shqipërinë në vitin 2022 në një botim special emergjent të raportit në fund të marsit.

Rishikimet që nga marsi janë nxitur kryesisht nga një tkurrje më e madhe se sa pritej në Ukrainë ndërsa lufta vazhdon, tha banka.

“Projeksionet janë subjekt i rreziqeve të mëdha negative nëse lufta përshkallëzohet ose nëse eksportet e gazit ose mallrave të tjera nga Rusia bëhen më të kufizuara,” shtoi BERZH.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 8.5 për qind në 2021, pas tkurrjes me 3.3 për qind në 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori