LAJMI I FUNDIT:

Bërxolla pule me vezë

Bërxolla pule me vezë

Përbërësit:

* 800 g mish i bardhë pule
* 1 kokë qepë
* 3 rriska bukë bajate,
* 1 lugë gjelle majdanoz i grirë,
* 1 lugë e mesme piper i kuq i bluar,
* 9 vezë, 150 gramë djathë mocarela
* 2 thelpinj hudhre
* 600 gramë patate
* 2 decilitra vaj
* erëza të përziera
* kripë, piper i zi


Përgatitja:

1. Mishi i bardhë i pulës, qepa dhe thelpinjtë e hudhrës priten në copë të mëdha dhe pastaj bluhen në makinë për bluarjen e mishit.

2. Buka bajate ngopet me ujë, e pastaj kullohet dhe bëhet thërrime.

3. Në enë të madhe bashkohen mishi i bluar me qepë e me hudhër, buka e bërë thërrime, piperi i kuq i bluar, majdanozi, një vezë dhe erëza, kripë e piper i zi sipas shijes. Pastaj të gjitha ngjishen me dorë derisa të fitohet një masë kompakte.

4. Nga masa me mish, me dyer të lyera me vaj, punohen tetë bërxolla të vogla.

5. Bërxollat e përgatitura fërgohen në vaj të nxehtë dhe pastaj hiqen nga vaji e ruhen në vend të ngrohtë.

6. Vezët piqen në vaj të nxehtë, në kallëpe për krofne, në mënyrë që ato të fitojnë formë të dëshiruar.

7. Në tavë shtrohet letër për pjekje dhe aty renditen bërxollat e fërguara. Mbi bërxolla vendosen vezët e pjekura dhe mbulohen me rrathë të djathit mocarela. Tava futet pak kohë në furrë të nxehtë, sa të shkrihet djathi.

8. Patatet qërohen, priten në shkopinj dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Patatet e skuqura shërbehen si garnir me ushqimin e përgatitur. /Telegrafi/